e martë, 25 maj 2010

Kënga e 7 dhe 8 ( Gitanjali fq.14)-Rabintranat Tagora

Kënga e 7 dhe 8 ( Gitanjali fq.14)-Rabintranat Tagora

7

Kënga ime zhvesh prarinë e saj. Ajo nuk krekoset me veshje e stoli. Se çdo zbukurim na largon nga njëri-tjetri, e tringëllima e bylyzykëve mbyt zërin tënd.

FJALË TË URTA TË MEVLANËS

1."Shumë njerëz pashë nuk kishin tesha
Shumë tesha pashë, pa njerëz brenda."-Mevlana Xhelaludin Rumi

URTIA E MEVLANËS

URTIA E MEVLANËS

Eja, prap eja, përsëri eja,
Si do që të jesh,

ESENCA E MËSIMIT TË MEVLANËS

ESENCA E MËSIMIT TË MEVLANËS

Bëhu si lumi në bujari dhe ndihmë,
Bëhu si dielli në zemërgjerësi dhe mëshirë
Bëhu si nata në mbulimin e mangësive të tjetrit,

e hënë, 24 maj 2010

Kënga e gjashtë ( Gitanjali fq.13)-Rabintranat Tagora

Kënga e gjashtë ( Gitanjali fq.13)-Rabintranat Tagora

Këpute këtë lule të vogël, mos ngurro! Frikohem mos po vyshket dhe në pluhur përvdiret.
Kjo ndoshta s`do të gjejë vend në kurorën tënde, por ti nderoje me prekjen e trishtë dhe këpute.

"Himn bukurisë" Sharl Bodler

"Himn bukurisë" Sharl Bodler

Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë,
O Bukuri! Shiki yt hyjnor dhe i djallëzuar,

e diel, 23 maj 2010

"E fshehta e grave" (Fragment) Alberto Bevilacqua

"E fshehta e grave" (Fragment) Alberto Bevilacqua

Kurrë nuk i kam dhënë rëndësi ëndrrave. Ndoshta është e vërtetë se përmes tyre mund të hysh në jetën mendore dhe mbi atë model formohen simptoma neurotike. Gjithnjë kam vuajtur nga pagjumësi të forta; kam fjetur pak dhe kam ëndërruar dhe më pak.

Kënga e pestë( Gitanjali fq.13)-Rabintranat Tagora

Kënga e pestë( Gitanjali fq.13)-Rabintranat Tagora

Një çikë prehje dua, pranë teje të rri. Punën time pastaj do ta kryej...
Pa fytyrën tënde, zemra ime s`ka çlodhje as qetësi, e puna më bëhet torturë e rëndë në detin e haptë të punës.

e shtunë, 22 maj 2010

"Unë jam e kuqja" (Fragment) Orhan Pamuk

"Unë jam e kuqja" (Fragment) Orhan Pamuk

Unë jam i vdekur

Tani unë jam një i vdekur, një kufomë që dergjet në fundin e një pusi. Ka kaluar shumë kohë që nga dita kur dhashë shpirt dhe zemra më ndali së rrahuri, por askush, përveç vrasësit tim të poshtër, nuk i di ato që kam hequr.

Kënga e katërt ( Gitanjali fq.12)-Rabintranat Tagora

Kënga e katërt ( Gitanjali fq.12)-Rabintranat Tagora

Jetë e jetës sime, do të përpiqem gjithmonë që trupin ta mbaj në pastërti, meqë e di se tërësisht e mbështjell dora jote jetëplotë.
Do të përpiqem gjithnjë që nga mendimet e mia të zboj çdo gënjeshtër, meqë e di se ti je e vërteta, që në shpirtin tim ka ndezur dritën e arsyes.

e premte, 21 maj 2010

"Të mjerët" (Fragment) Viktor Hygo

"Të mjerët" (Fragment) Viktor Hygo

Krah për krah nëpër terr me të panjohurin

Kozeta nuk ishte trembur fare.
Njeriu i foli. Ai fliste me zë të rëndë dhe pothuajse të ulët.
-Bija ime, kjo që po mbani ju, është shumë e rëndë.

Kënga e tretë (Gitanjali fq.12)-Rabintranat Tagora

Kënga e tretë (Gitanjali fq.12)-Rabintranat Tagora

Unë s`e di si këndon ti, mësuesi im! Unë të dëgjoj i mahnitur nga mrekullia.
Drita e zemrës sate shkëlqen botën. Fryma jetëdhënëse e zemrës sate rrjedh zenitit. Rrëkeja hyjnore e zemrës sate çan çdo pengesë dhe sulet përpara.

e enjte, 20 maj 2010

"Krim dhe ndëshkim" (Fragment) Fjodor M. Dostojevski

Raskolnikovi po përjetonte një pëerudhë kohe të çuditshme: i dukej vetja si i zhytur në mjegull, rronte në një vetmi të plotë. Më pas, kur sillte nëmendje atë kohë, i thoshte vetes se kishte qenë me vetëdije disi të errësuar. Kjo gjendje i zgjati deri ditën e katastrofës përfundimtare.

Kënga e dytë ( Gitanjali fq.11)-Rabintranat Tagora

Kënga e dytë ( Gitanjali fq.11)-Rabintranat Tagora




Kur më urdhëron të këndoj, zemra ime veç sa s`plas nga krenaria; fytyrën ta sodisë e sytë më mbushen me lot.

Tërë plogështia e disonanca e jetës sime shkrihen në t`ëmblën simfoni-ndërsa respekti im shtrin krahët posi shpezët fatlume në fluturimet tejdetare.

e mërkurë, 19 maj 2010

Orhan Pamuk:Shqiptarja qe dashurova

Orhan Pamuk: Shqiptarja qe dashurova

Fragment nga “Stambolli”

Meqenëse ky është një libër kujtimesh, emrin e saj dua ta mbaj të fshehtë dhe nëse jap një fill lidhur me të
dashurën e fshehtë, sikurse poetët e Divanit, duhet të lë të kuptohet se, si historia e dashurisë që do të rrëfej më poshtë, edhe ky emër mund të jetë çorientues. Emri i saj në persisht do të thoshte “Trëndafil i zi”, por më dukej se as në skelat nga ku kridhej e gëzuar në det, as në klasat e shkollës franceze ku studionte, askush nuk e dinte këtë kuptim.

Zemer e plagosur

Zemër e plagosur

Hafiz SHIRAZI

Ti eja! Zemër e plagosur shërohet, ndofta përsëri,
Ndofta, ky trupi im i vrarë me shpirtin puqet gjithsesi.

Sa me pelqen fytyra jote

Sa më pëlqen fytyra jote

Hafiz SHIRAZI

Sa më pëlqen fytyra jote dhe floku yt i shtrirë,
Si ver`e pastër syt`e tu, magjie të përpirë!

O zemer, ti digju

O zemër, ti digju!

Hafiz SHIRAZI

O zemër, ti digju se jeta kërkon djegje, mundim,
Kur do që të lutesh, në heshtjen e natës, ia beh një mjerim.

Mos pyesni, lermeni

Mos pyesni, lermëni!

Hafiz Shirazi

Sa brenga dashurie që kam pasur, mos pyesni, lermëni!
Sa helme ndarjesh që kam pirë, mos pyesni, lermëni!

Vasha dhe khalifi Memun

Vasha dhe khalifi Memun

Saadi SHIRAZI

Kur fron` e Khalifit Memuni e zuri,
Na bleu një vajzë si hëna nga nuri.

Rrembeve zemren time

Rrëmbeve zemrën time

Hafiz SHIRAZI

Rrëmbeve zemrën time dhe krejt ma robërove,
Më ike dhe fytyra m`u fsheh e më harrove.

O ti me drite shperndan

O ti me dritë shpërndan...

Hafiz SHIRAZI

O ti me dritë që shpërndan, rrit tulipanët e një jete
Ti eja shpejt, se kur nuk je, pranvera vyshket, e një jete

Me kot i kthej syte

Më kotë i kthej sytë…

Hafiz SHIRAZI

Më kot i kthej un`sytë, po shtegu të rrëmben,
Vështrime hedh me qindra, po kokën ti s`e kthen!

Te dashuruarve u fal

Të dashuruarve u fal

Hafiz SHIRAZI

Të dashuruarve u fal, nga zemra flakë si qiri,
Të krisurve u ndriçoj mentë mes errësirës si qiri.

Per lengaten qe ke

Për lëngatën që ke

Hafiz Shirazi

Për lëngatën që ke, nëpër mjekë të shkosh ësht`e kotë!
Syri yt ledhatar asnjëherë mos u vrenjtë, mos u mrroltë!

Nen balt e hi te trupit tim

Nën balt` e hi të trupit tim

Hafiz Shirazi

Nën balt` e hi të trupit tim-ky shpirt do ndihet i mërzitur,
Bekuar qoftë çasti kur të dal prej hirit të zhuritur.

Mbaji mend

Mbaji mend!

Hafiz SHIRAZI

Sado miq që ke takuar, mbaji mend!
Ato ditë të gëzueshme-mbaji mend!

Kënga e parë ( Gitanjali fq.11)-Rabintranat Tagora

Kënga e parë ( Gitanjali fq.11)-Rabintranat Tagora


Më ke krijuar të paskajshëm, ashtu është dëshira jote.
Ti pandërprerë e zbraz atë kupëz dhe sërish e mbush me jetë të njomë.
Atë zamarën e vogël të kallamit, ti e mbart në mal e në fushë dhe përherë u bie këngëve të reja.