e mërkurë, 19 maj 2010

Sa me pelqen fytyra jote

Sa më pëlqen fytyra jote

Hafiz SHIRAZI

Sa më pëlqen fytyra jote dhe floku yt i shtrirë,
Si ver`e pastër syt`e tu, magjie të përpirë!

Më the:’ Tregomë ca të fshehta të ditëve që shkuan!’
Do të tregoj pasi dy kupa do t`i kem tharë mirë!

Jam bir parajse, po kam zgjedhur një udhë shtegtari,
I robëruar jam prej saj, nga bukuri e dlirë!

Posi qiri do digjem zjarr, me lotë të përkorë,
Nga flaka ime, mos u tremb, udhtarit i ndrij mirë!

Buzë rubini ka Shirazi, thesare që të josh,
Po argjendar jam i rinuar, dyqanet bosh, trazirë!

Ka sy të lodhur e të dehur qyteti, siç mësova,
U deha, ndonëse askush s`më dha gjë për të pirë!

Këtu u mblodhëm gjithë ç`ishin, të bukurat hyri,
I dua gjithë bukuritë, prej tyre jam përpirë!

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.