e mërkurë, 19 maj 2010

Nen balt e hi te trupit tim

Nën balt` e hi të trupit tim

Hafiz Shirazi

Nën balt` e hi të trupit tim-ky shpirt do ndihet i mërzitur,
Bekuar qoftë çasti kur të dal prej hirit të zhuritur.

Lulishtes lart ku rri Rizvani-do ngjitem shtegut qiellor,
Nj’i ëmbël këngëtar si unë-nuk rri dot në kafaz i mbyllur.

Nuk e di mirë gjer tani përse kam ardhur dhe ku shkoj,
Vallë për veten çfarë di, pse zemra mbetet e cfilitur?

Kush jam? Një asht që po kërcet tek thyhet trup`i gjithësisë,
Si të vërtitem përmes qeniesh që vijn’ vërdallë të drobitur?

A nuk e ndjen që gjaku im lëshon plot afshe erëmira?
Si myshk Hotani shkundërmon. Këtë ti kurrë s`e ke ditur.

Mos u mahnit nga veshja ime, sesi shkëlqen në ar e derdhur.
Se brenda saj vlon zjarr i mallit, një zjarr që kurrë s`ësht`fashitur.

Mund ta harrosh Hafizin krejt, askush për mua nuk beson:
Jetova, kisha një fytyrë, kur ti në botë pate rrojtur.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.