e mërkurë, 19 maj 2010

Mos pyesni, lermeni

Mos pyesni, lermëni!

Hafiz Shirazi

Sa brenga dashurie që kam pasur, mos pyesni, lermëni!
Sa helme ndarjesh që kam pirë, mos pyesni, lermëni!

Kryq e tërthor i rashë botës, ika shtegtimeve,
Zgjodha një shoqe mbi të tjera, mos pyesni, lermëni!

Me veshë të mi dëgjova dje-nga goj` e saj,
Të tilla fjalë dot s`i them, mos pyesni, lermëni!

E putha vajzën mu në buzë, po më kafshoi,
Ah, zemërime dashurie! Mos pyesni, lermëni!

Më digjej shpirti kur u ndava te streh` e varfër,
Një barrë dhimbje më rëndon, mos pyesni, lermëni!

Shtegtoj në vise dashurish, ku dhe Hafizi shkoi,
Kaq larg ka ikur miku yt, mos pyesni, lermëni!

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.