e mërkurë, 19 maj 2010

Me kot i kthej syte

Më kotë i kthej sytë…

Hafiz SHIRAZI

Më kot i kthej un`sytë, po shtegu të rrëmben,
Vështrime hedh me qindra, po kokën ti s`e kthen!

Se udhën për te zemra s`e mbërrin ky loti im,
Nuk shembet një granit, prej lotësh gjë s`e gjen!

O ti krijues i botës! Sulltanes të m`i thuash:
Në zemër kam një flakë rënkimesh që më bren!

As peshq, as zogj nuk flenë, prej tyre s`mbyllin sy,
Gjith`natën gjer sa zbardh, e qetë ti po flen!

Te këmbt`e saj të vdisja të shkrihesha qiri,
Po iku, më harroi, si erë vërshëllen!

M`i flaktë dashunor a gjendet dot në botë?
Dhe shpirtin ngre mburojë ndaj forcës që na bren!

E heshtur mbeti pena, Hafizit iu pre gjuha,
Po prapë po të flasë, të fshehtën s`e rrëfen!

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.