e enjte, 20 maj 2010

Kënga e dytë ( Gitanjali fq.11)-Rabintranat Tagora

Kënga e dytë ( Gitanjali fq.11)-Rabintranat Tagora




Kur më urdhëron të këndoj, zemra ime veç sa s`plas nga krenaria; fytyrën ta sodisë e sytë më mbushen me lot.

Tërë plogështia e disonanca e jetës sime shkrihen në t`ëmblën simfoni-ndërsa respekti im shtrin krahët posi shpezët fatlume në fluturimet tejdetare.


Unë e di se kënga ime të gëzon. Unë e di se vetëm si këngëtar shfaqem para syve të tu.

Me tehun e krahëve të hapur të këngës sime i qasem shputës sate, që përndryshe s`mund ta prek.

I dehur nga gëzimi i këngëtimit, humbem fare dhe të quaj mik, ty, Imzot.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.