e hënë, 24 maj 2010

Kënga e gjashtë ( Gitanjali fq.13)-Rabintranat Tagora

Kënga e gjashtë ( Gitanjali fq.13)-Rabintranat Tagora

Këpute këtë lule të vogël, mos ngurro! Frikohem mos po vyshket dhe në pluhur përvdiret.
Kjo ndoshta s`do të gjejë vend në kurorën tënde, por ti nderoje me prekjen e trishtë dhe këpute.

Kam frikë mos vyshket një ditë më parë dhe bëhet vonë për ta dhuruar.
Ndaj, edhe pse ngjyrën dhe orën e ka të zbehtë, përfille këtë lule, këpute, sa s`është vonë.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.