e mërkurë, 19 maj 2010

Vasha dhe khalifi Memun

Vasha dhe khalifi Memun

Saadi SHIRAZI

Kur fron` e Khalifit Memuni e zuri,
Na bleu një vajzë si hëna nga nuri.

Si diell nga fytyra, nga shtati mënjollë,
Nga mendja ja shkonte mentarit të hollë.

Në gjak prej shenjtorësh kjo duart kish kredhur
Dhe sipër mbi gishta unap kishte derdhur.

Dhe harku mbi vetull, që murgun rrëmbente,
Si ylberi mbi diellin asaj i rrënjente.

Vjen nat’ e gjerdekut, kjo kukull hyri,
S’i qaset Memunit ta rrokë në gji.

Si zjarri ky ndizet dhe marrka yrysh
Që kokën si arrë t`ja çajë më dysh.

Tha vasha:-<>

Tha mbreti:-<>

Tha vasha:<< do vramë, do kafkën ma çaj! Ty erën e gojës nuk mundem ta mbaj. Një herë dhëmb shtiza dhe palla e mprehtë, Por era e gojës të vret mot e jetë. Dëgjoi këto fjalë Khalifi fatlumë, Nga zjarri i dufit gufoi si shkumë. Më s`fjeti gjith natën po vetëm mendoi, Sa gdhiu nga t`urtët dermanin kërkoi. Me burrat e shkencës nga kaqe qytete Nga flet mbi sëmundjet, secilit më vete. Shkoi era që s`deshi ajo faqekuqe Dhe goja tashtizë vjen era burbuqe. Fytyrë hyrinë e deshi me xhan, <>.

Ai është mik-o i dashur për ne,
Që thotë:<<>>.

T`i them:<> kujt rrugën e humbi,
Një krim do bëja të rëndë si plumbi.

Ai-që të metën përpara s`ja qesin-
Nga q`është i verbër për zulmë merr vesin.

C`i thua se mjalti vjen era zambak
Atij që i duhet pelini farmak?

Sa mirë ka thënë dikur një spicer:
<>

Shko bli nga Sadiu-po deshe shëndet-
Këshillën si bari, i hidhur lebet.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.