e martë, 25 maj 2010

Kënga e 7 dhe 8 ( Gitanjali fq.14)-Rabintranat Tagora

Kënga e 7 dhe 8 ( Gitanjali fq.14)-Rabintranat Tagora

7

Kënga ime zhvesh prarinë e saj. Ajo nuk krekoset me veshje e stoli. Se çdo zbukurim na largon nga njëri-tjetri, e tringëllima e bylyzykëve mbyt zërin tënd.

Kotësia ime poetike shtrihet në pluhur para shikimit tënd. O poet mbi poetë, unë qëndroj rrëzë këmbës sate. Falmë jetë të natyrshme dhe të drejtë posi kallamit, të cilin do ta mbushësh duke i rënë.

8

Fëmija i veshur me frak kontesi, stolisur me gjerdan margaritari, nuk gjen kënaqësi në lojën e vet; kjo veshje e pengon në çdo hap.
Nga frika që rrobën mos e zhubros o mos ta bëjë me baltë, ai qetas përvidhet nga fushëloja dhe s`guxon të lëvrijë.
Mëmë, s`vlen pesë pare kjo zgjedhë mrekullie, që e mban larg nga balta, nga pluhuri dhe s`e le t`i qaset panairit të madh të jetës.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.