e mërkurë, 19 maj 2010

O zemer, ti digju

O zemër, ti digju!

Hafiz SHIRAZI

O zemër, ti digju se jeta kërkon djegje, mundim,
Kur do që të lutesh, në heshtjen e natës, ia beh një mjerim.

Ti priti, i dashur, qortimet e saj me durim,
Se, ndofta, vështrimi i syve të sjell ty shpëtim!

E fshehta zbulohet njëherësh prej tokës në qiell
Dhe bota, te kup`e Xhamshidit, të del në kthjellim!

I vdekur ti ishe! Po fryma e saj, kjo frymë e mesisë,
Ringjallje të sjell, shtëpinë ta mbush me gëzim!

Gjykatës i egër, dëgjoje Jazdanin e urtë
I kryej ti bëmat e jetës me plot përhirim!

Dremit lumturia, më la, më braktisi!
Ti zgjohu, o shpirt, këndojmë fatihanë n`agim!

Ti rob kaçurrelash të saj, je Hafiz!
Fryn erë pranverore, ti zgjohu, pas saj fluturim!

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.