e mërkurë, 19 maj 2010

Rrembeve zemren time

Rrëmbeve zemrën time

Hafiz SHIRAZI

Rrëmbeve zemrën time dhe krejt ma robërove,
Më ike dhe fytyra m`u fsheh e më harrove.

Ish nat`e thellë ahere kur ndjeave një goditje
Të dukej se mëshirë pa fund ti më dhurove.

Në shtratin tim të vdekjes, se ç`hoqa, kujt t`ia them?
Balsam si nuk më dhe, po helm që më shkatrrove?

Dhe shtamba sipër meje po qan, vajton barbati
Kur tretem si qiri, më thonë: oh,mbarove!

Kalo përtej, o erë, përhape lajmn`e zi,
Dhe qahu nëpër botë për dertet që dëgjove.

Kujt t`i rënkohem, vallë, dhe brengën t`ia tregoj,
Sesi mjerim të hidhur në shpirtin tim më solle?

Hafizin as armiku, kështu s`e lëndon dot,
Me sytë si shigjetë, me vetull hark qëllove!

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.