e mërkurë, 19 maj 2010

Zemer e plagosur

Zemër e plagosur

Hafiz SHIRAZI

Ti eja! Zemër e plagosur shërohet, ndofta përsëri,
Ndofta, ky trupi im i vrarë me shpirtin puqet gjithsesi.

Ti eja!Syt`e mi m`i mbylli kjo ndarje e hudhura me ty
Dhe veç takimi, ah, takimi, do të m`i çelë rishmëzi.

Ma prishi si hordhi e zezë të zemrës sime mbretëri,
Fytyr`e qashtër le të çelë nga një e bardhë ushtëri.

Çdo shëmbëlltyrë të spikatë mu në pasqyrë të shpirtit tim,
Veç bukuria jote e ndritur do zotërojë me stoli.

Me barr`ësht`nata, ne e dimë, tek ylli yt do hedhin fall,
Vallë ç`më pret, ç`mëngjes do gdhijë, nesër mbi tokë e njerëzi?

Ti eja, eja! Drithërohet bilbil i ëndrrave të mia,
Me trëndafilin erëmirë kërkon të piqet përsëri.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.