e mërkurë, 19 maj 2010

Per lengaten qe ke

Për lëngatën që ke

Hafiz Shirazi

Për lëngatën që ke, nëpër mjekë të shkosh ësht`e kotë!
Syri yt ledhatar asnjëherë mos u vrenjtë, mos u mrroltë!

Hir`i botës kudo është hiri që ke,bukuria!
Mos lëngoftë jo kurrë shpirti yt i molisur, mos lëngoftë!

Se shëndeti dhe shpirti i njeriut-janë pamja dhe mendja.
Ato kurrë të keqe mos paçin, kjo mos qoftë!

Kur vjen vjeshta stolisjen prej pemëve heq, qiparisave!
Mos u prishtë bukuria që ke, qiparis, mos u prishtë!

Hijeshia që mban trupi yt-mos u nëmtë!
Ligësi,zemërime të kohës-mos pastë!

Le të shembet kushdo që ka syrin e lig, ah, u shembtë!
Dhe nga ruta e djegur asnjë sy mos shpëtoftë!

Ti shërimin kërkoje në vargjet e mi, thotë Hafizi.
Dhe ilaçe mos pi, vargu im ëmbëlsisht të shëroftë!

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.