e mërkurë, 19 maj 2010

O ti me drite shperndan

O ti me dritë shpërndan...

Hafiz SHIRAZI

O ti me dritë që shpërndan, rrit tulipanët e një jete
Ti eja shpejt, se kur nuk je, pranvera vyshket, e një jete

Ky kaos-oqean i zymtë-gjykimin dot s`ia errëson,
Atij që gjen në fjalën tënde, brerore-endur të një jete.

Kur prroje lotësh do të rrjedhin-mos më shiko me sy qortues!
Me zinë që po mbaj për ty un`bredh kudo në vise jete.

Gjalloj, po brenda jetë s`kam, a do çuditej njeri vallë?
Ditët e ndarjes le mënjanë-se janë vetëm plagë jete.

Po more udhë gjithandej, je kërcënuar nga mësymjet
Të ndjek nga pas me fre në dorë, kalorës i palodhur jete!

Gjer gdhihet dita-në gostira,-i ëmbël gjumi në mëngjes,
Ti zgjohu! Koh`e lirë shkoi, të prehjes çaste të një jete.

Ai kaloi dje këndej, po sytë fare nuk m`i hodhi,
O zemr`e shkretë s`t`u fanitën, veçse këto mashtrime jete.

Hafiz, ti fjalët i qëndis, qënë fletore gjithësie,
Kujtime, ndofta, do të mbeten edhe këndime të një jete!

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.