e mërkurë, 19 maj 2010

Kënga e parë ( Gitanjali fq.11)-Rabintranat Tagora

Kënga e parë ( Gitanjali fq.11)-Rabintranat Tagora


Më ke krijuar të paskajshëm, ashtu është dëshira jote.
Ti pandërprerë e zbraz atë kupëz dhe sërish e mbush me jetë të njomë.
Atë zamarën e vogël të kallamit, ti e mbart në mal e në fushë dhe përherë u bie këngëve të reja.


Nga prekja jote e amshuar, zemra ime e vogël zgjerohet në gazmend e thotë fjalë të paqarta.
Dhuratat e tua pa numër arrijnë tek unë vetëm përmes këtyre duarve të vockëla. Shekujt shkasin, e ti gjithnjë mbush kupën, e gjithnjë vend ka përsëri.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.