e premte, 21 maj 2010

Kënga e tretë (Gitanjali fq.12)-Rabintranat Tagora

Kënga e tretë (Gitanjali fq.12)-Rabintranat Tagora

Unë s`e di si këndon ti, mësuesi im! Unë të dëgjoj i mahnitur nga mrekullia.
Drita e zemrës sate shkëlqen botën. Fryma jetëdhënëse e zemrës sate rrjedh zenitit. Rrëkeja hyjnore e zemrës sate çan çdo pengesë dhe sulet përpara.

Zemra ime përgjërohet për t`iu bashkuar këngës sate, por më kot kërkon zërin e saj. Me dëshirë do të flisja, por fjala më ngec ndër dhëmbë, e klithëza e hutuar nga goja më shpëton.
O mësues, ti zemrën time e gërshetove në thurimën e paskajshme të zemrës sate!

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.