e mërkurë, 19 maj 2010

Mbaji mend

Mbaji mend!

Hafiz SHIRAZI

Sado miq që ke takuar, mbaji mend!
Ato ditë të gëzueshme-mbaji mend!

Tani miq e shok`besnikë nuk gjen dot,
Po çdo zemër që të deshi, mbaje mend!

As mos prit që miq e shokë kurdoherë,
Të kujtohen për ty vetë, mbaje mend.

Ti që kurthe të këqij të ngriti fati,
Hidhërim e brengë shoku, mbaji mend!

I munduar nëpër gracka të pabesa,
Të vërtetat si fëmijët-mos harrosh!

E kur lotët do të rrjedhin çurk mbi dhe,
Zanderunin me rrëkeza sill ndër mend!

Mos trego asnjë të fshehtë, o Hafiz,
Miqtë`i ruaj në kështjellën e kujtesës!

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.