e shtunë, 22 maj 2010

Kënga e katërt ( Gitanjali fq.12)-Rabintranat Tagora

Kënga e katërt ( Gitanjali fq.12)-Rabintranat Tagora

Jetë e jetës sime, do të përpiqem gjithmonë që trupin ta mbaj në pastërti, meqë e di se tërësisht e mbështjell dora jote jetëplotë.
Do të përpiqem gjithnjë që nga mendimet e mia të zboj çdo gënjeshtër, meqë e di se ti je e vërteta, që në shpirtin tim ka ndezur dritën e arsyes.

Do të përpiqem gjithmonë, që nga zemra ime të shkul çdo ligësi dhe dashurinë time ta ruaj në lule, meqë e di se ti mbretëron në botërinë e fshehtë të zemrës sime.
Dhe do të ngulmoj, të të zbuloj me këto duar, meqë e di se me fuqinë tënde krijoj veprat e mia.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.