e diel, 23 maj 2010

Kënga e pestë( Gitanjali fq.13)-Rabintranat Tagora

Kënga e pestë( Gitanjali fq.13)-Rabintranat Tagora

Një çikë prehje dua, pranë teje të rri. Punën time pastaj do ta kryej...
Pa fytyrën tënde, zemra ime s`ka çlodhje as qetësi, e puna më bëhet torturë e rëndë në detin e haptë të punës.

Sot vera pushton dritaren time me gjallërinë e saj dhe murmuritjen, ndërsa bletët e vyeshme punojnë, si këngëtarët endacakë në oborret e zabelit të bleruar.
Është çasti të rrihet ballë për ballë me ty dhe jetës ti këndohet këngë lavdie,- gjersa vazhdon ky pushim i qetë dhe i begatë.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.